Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje me përmbysje 3-2 ndaj Egjiptit.
Skuadra afrikane arriti të krijonte një avantazh të dyfishtë prej 0-2 falë golave të shënuar nga Ibrahim në minutën e 15-të dhe Ziko në minutën e 67-të.
Argjentina kishte shpërdoruar më herët edhe një penallti me anë të Lionel Messit në minutën e 21-të të pjesës së parë. Reagimi i kampionëve në fuqi nisi në minutën e 79-të, kur Cristian Romero ngushtoi shifrat pas një asisti të Messit.
Katër minuta më vonë, vetë sulmuesi argjentinas realizoi golin e barazimit, duke rikthyer baraspeshën në lojë. Përmbysja u vulos në minutën e 92-të të kohës shtesë përmes një goli të shënuar nga mesfushori Enzo Fernandez.
Pas këtij triumfi, Argjentina do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e çiftit Kolumbi-Zvicër./mxh
