Last Updated on 10/07/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapin e radhës që ndërmerr Shqipëria në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.
Siç bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, ditën e martë më datë 14 korrik do të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare në Bruksel.
Rama thekson se kjo konferencë do të shënojë përmbylljen e tre kapitujve të negociatave.
“SHQIPËRIA NUK NDALET
Thanë negociatat u bllokuan;
thanë Samiti i NATOS u anullua;
thanë qeveria u rrëzua;
thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA”,-shkruan Rama./Mxh
