Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi në një kamp të rinjsh, u ndal gjerësisht edhe te diskutimet e ditëve të fundit për algoritminin.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve, Rama tha se ekspozimi i përditshëm i njerëzve ndaj ekraneve dhe prania në botën virtuale ka luajtur një rol të madh në algoritëm përgjatë ditëve të protestave përmes shumëfishimit të zemërimit, pakënaqësisë, zhurmës dhe nxitjes.
Sipas kreut të qeverisë, algoritmi ka shërbyer si një benzinë e hedhur në zjarr që ka ndezur njerëzit nëpërmjet videove të manipuluara dhe lajmeve të gënjeshtërta.
“Fakti është që ne sot jetojmë në një kohë kur niveli i vëmendjes ndaj asaj që shohim dhe lexojmë ka rënë jashtëzakonisht shumë krahasimisht me më përpara. Kjo lidhet me praninë e konsiderueshme të botës virtuale në botën tonë nëpërmjet ekraneve, ku të gjithë kalojnë një pjesë të mirë të kohës pa e kuptuar. Nuancat janë viktimat e para të çdo komunikimi. Algoritmi ka një rol të madh në përcaktimin e koloritit të jetës sonë, për sa kohë e kemi të lidhur me atë virtuale. Kjo nuk do të thotë se algoritmi vjen te ne me idetë e veta ose që përcakton arsyen pse ne bëjmë një veprim. Por është aplifikator i zemërimit, pakënaqësisë, çdo gjëje që ka prirje të shkojë drejt skandalit, surprizës për keq. Lidhet edhe me natyrën njerëzore, është kudo. Janë të pafundme studimet që janë bërë për algoritmet dhe del se gënjeshtra, akuzat, skandalet që shkojnë në drejtim të amplifikimit të energjisë negative ka një shtrirje shumë më të gjerë në kanalet sociale sesa e vërteta dhe lajmi që ka bujë. Protesta ka arsye që lidhen me të përditshmen e njerëzve. Janë të rëndësishme për t’u kuptuar siç duhet, por algoritmi ka ndikim në amplifikimin e zhurmës dhe nxitjes, prej videove të manipuluara dhe lajmeve të gënjeshtërta që i japin karburant apo i hedhin benzinë zjarrit që është ndezur nga njerëzit”,-tha Rama./Mxh
