Ndeshja çerekfinale e Kupës së Botës 2026 ndërmjet Norvegjisë dhe Anglisë mund të ndryshojë orar për shkak të kushteve ekstreme atmosferike në Miami.
“Daily Mail” ka raportuar për temperatura jashtëzakonisht të larta dhe alarmin e shpallur në Floridën e Jugut për valën e të nxehtit.
Në orën 23:00, kur është planifikuar të nisë sfida, temperaturat reale pritet të luhaten nga 29 deri në 32 gradë, por temperatura mund të arrijë deri në 44 gradë.
Autoritetet lokale në Miami u kanë bërë thirrje zyrtare qytetarëve për kujdes, duke kërkuar hidratim të vazhdueshëm dhe kufizim të aktiviteteve në ambiente të hapura.
Kjo situatë ka vënë në dyshim zhvillimin normal të njërës prej sfidave më të rëndësishme të turneut, e cila mund të shtyhet për disa orë./mxh
