Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përballet me kritika të shumta pas vendimit për shtyrjen e pezullimit të Folarin Balogun gjatë Kupës së Botës. Sipas raportimeve, disa federata kombëtare po shqyrtojnë ndryshimin e qëndrimit të tyre ndaj rizgjedhjes së Infantinos.
Debati lidhet me vendimin e komitetit disiplinor të FIFA-s, i cili konfirmoi kartonin e kuq të Balogunit, por vendosi që pezullimi i tij të zbatohej pas përfundimit të Botërorit.
Kritikat janë shtuar pas pretendimeve për ndërhyrje nga presidenti amerikan Donald Trump në këtë çështje. Federatat e Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Norvegjisë dhe Zvicrës kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit.
Thuhet se ndikimi i Infantinos është dobësuar ndjeshëm pas kësaj polemike. Çështja mund të ndikojë edhe në projektet e ardhshme të FIFA-s, përfshirë zgjerimin e Kupës së Botës për Klube dhe ndryshimet statutore pas vitit 2031./kb
