Last Updated on 14/07/2026 by Kesjana
Shqipëria është bërë pjesë e paradës tradicionale ushtarake të 14 korrikut në Francë, një prej ceremonive më të rëndësishme kombëtare të vendit.
Një grup ushtarakësh të Forcave të Armatosura shqiptare parakaloi në bulevardin Champs-Élysées në Paris, duke mbajtur flamurin kuq e zi mes përfaqësuesve ushtarakë të vendeve të tjera pjesëmarrëse.
Pjesëmarrja e trupave shqiptare u vu në vëmendje edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamje nga ceremonia dhe e cilësoi këtë moment si një arritje për Shqipërinë.
“Champs-Élysées, Paris – Parada e Madhe e 14 korrikut. Krenar për Shqipërinë”, shkroi Rama në postimin e tij.
Kryeministri shqiptar mori pjesë në ceremoninë zyrtare me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, në kuadër të Festës Kombëtare të Francës./ Kb
