Last Updated on 14/07/2026 by Monika
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos gjatë konferencës ndërqeveritare ka folur edhe lidhur me protestat që po zhvillohet në Tiranë.
Kos u shpreh se protestat nuk e rrezikojnë rrugëtimin e Shqipërisë por shtoi se mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve kryesore për anëtarësim. Ajo shtoi ka një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për mbylljen e kapitullit 27, atij të Mjedisit.
“Ne nuk e shohim rrugëtimin e Shqipërisë në rrezik. Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve poër anëtarësimin në BE. Ka një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këtë kriter. Edhe përpara se të nisnin protestat kishim rënë dakord për shfuqizimin e amendamenteve e vitit 2024 për ligjin për zonat e mbrojutrra dhe ligji për investimet strategjike. Këto ndryshime duhen bërë për mbylljen e kapitullit 27. Inkurajoj autoritetet ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Protestat janë pjesë e proceseve më të gjera demokratike dhe mënyra se si vendet i trajtojnë protestat janë pjesë e proceseve pluraliste demokratike. Inkurajoj qeverinë të marrë hapa dhe të trajtojë shqetësimet e qytetarëve. Kapitulli 27 është një nga më kërkuesit, jo vetëm për shkak të protestës por sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin që ramë dakord kur çelëm grupkapitujt. Asgjë nuk do të ndodhë në këtë fushe që nuk është në harmoni me legjislacionin europian”, u shpreh Kos. /Mxh
