Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila u shpreh se “po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën”, ka nxitur reagime të shumta në Shqipëri dhe Kosovë. Mes tyre ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela, i cili e ka cilësuar këtë qëndrim si dëshmi të një mendësie që i përket së kaluarës.
Në reagimin e tij, Ngjela shkruan:
“Kërcënimi i ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se ‘po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën’, ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ky ministër kuptohet se është një nga mbetjet pa vlerë të Sllobodan Milosheviçit. Prandaj, kjo është prapambetja mendore e serbëve, të cilët kanë dy shekuj që po flasin marrëzira kundër shqiptarëve.”
Më tej, ai e lidh këtë deklaratë me zhvillimet historike në rajon, duke theksuar se, sipas tij, historia ka vendosur raportin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne fakt, në histori, kjo ka qenë gjithmonë lavdia e fituesit dhe mjerimi i pushtuesit të humbur në një lufte. Dhe prandaj, ky është raporti historik sot midis Kosovës dhe Serbisë.”
Ngjela shtron edhe një pyetje retorike lidhur me kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës nga politika serbe.
“E pse po qajnë këta serbë ish pushtues, për pavarësinë e një populli heroik shqiprar prej 2 milionë shqiprarësh?! Kuptohet se janë në psikozën e ish pushtuesit të mumdur në luftë nga shqiptarët, për çlirimin e Kosovës. Le të qajnë.”
Në përfundim, ai vlerëson luftën e UÇK-së dhe e konsideron atë si një moment kyç në historinë e shqiptarëve.
“Kurse shqiprarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, janë sot krenarë me luftën heroike dhe çlirimtare të UÇK, për çlirimin e Kosovës. Dhe këtu ndahen dy botë: bota e të mundurit me botën dhe lavdinë e fituesit të luftës. Kosova tani quhet mbajtësja e trofeut historik të popullit shqiptar, kundër një pushtuesi të egër dhe shekullor të Dardanisë. Kurse dihet sot që shqiptaria është duke përjetuar suksesin e madh historik të saj.”/ad
