Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e bëra publike paraditen e sotme, ku kryeministri Edi Rama shfaqet duke udhëtuar me një skaf në ujërat e jugut të vendit.
Përmes këtij reagimi, lideri demokrat ka vijuar akuzat e tij ndaj kryeministrit dhe rrethit të tij, duke hedhur dyshime mbi lidhjet me persona të përmendur në denoncimet e fundit publike. Berisha ka kërkuar transparencë lidhur me përdorimin e skafit me të cilin Rama shfaqet në video.
