Last Updated on 05/08/2026 by EL
Policia Kuftare në Ksamil ku ka shpëtuar jetën dy të rinjve të cilët u përballën me një defekt të pedalones në momentin e lundrimit në det.Burime për mediat bëjnë me dije se në pedalone ndodheshin dy të rinjtë e identifikuar si Hetem Mezini 29 vjeç dhe Zef Mersini 36 vjeç, të dy nga Kukësi.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pasditen e së martës, kur në Sallën Operative mbërriti një telefonatë përmes së cilës u tha se në një pedanole ishte futur uji dhe rrezikohej të fundosej.Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës u kanë shkuar në ndihmë të rinjve përmes një mjeti lundrues të tipit BP-11 dhe dy jet-skive.
Me të mbërritur në vendngjarje, mësohet se Policia ka bërë të mundur nxjerrjen e dy të rinjve nga pedalonia. Ndërsa fatmirësisht raportohet se ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Nga ana tjetër, bëhet me dije se pedalonia është tërhequr drejt bregut të detit përmes dy jet-skive, duke shmangur përkeqësimin e situatës./et
