Last Updated on 09/08/2026 by Anisa
Operacionet për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit në Malin e Krujës kanë vijuar gjatë gjithë natës me angazhimin e pandërprerë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura.
“Në operacion morën pjesë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.
Në terren dhe nga ajri janë angazhuar:
21 mjete zjarrfikëse;
3 helikopterë;
droni Bayraktar TB2;
2 dronë me kamera termike të AKMC-së;
autoambulanca
Qendra Operacionale e Lëvizshme e AKMC-së, e dislokuar në zonë për koordinimin dhe monitorimin e operacionit”, thuhet në njoftimin e fundit të institucioneve.
Autoritetet bëjnë të ditur se operacioni vijon me koordinim të plotë nga toka dhe ajri, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pronës, si dhe vënia nën kontroll e plotë e zjarrit.
Gjatë natës u bë evakuimi i banorëve në zonën Barabit–Lluban, në Bashkinë Krujë, si pasojë e përhapjes së zjarrit./ad
