Artisti australian, i nominuar për çmim Grammy, publikoi këngën e re. Sivan, i cili ështw bashkëautor dhe bashkëprodhues i saj, e përshkruan “She’s the Best” si një festë dhe një letër dashurie kushtuar grave, veçanërisht grave trans dhe shpirtit të feminilitetit që kanë ndikuar në jetën e tij.
Videoklipi është realizuar nga bashkëpunëtori i tij prej vitesh, Gordon von Steiner, dhe sjell atmosferën e Nju Jorkut queer të viteve ’80, me elemente të theksuara të glamour-it, sensualitetit dhe shprehjes së lirë të feminilitetit.
Kënga është singëlli i parë nga albumi i katërt i Troye Sivan, i cili mban të njëjtin titull.
Albumi është planifikuar të publikohet më 9 tetor.
Me këtë projekt të ri, Sivan synin të eksplorojë identitetin, dashurinë dhe shprehjen personale përmes muzikës dhe artit pamor./mxh
Artikulli i MëparshëmSHBA presion aleatëve: A e mbështesni publikisht politikën e jashtme amerikane?
Artikulli Tjetër Zyrtare: Amazon blen një pjesë të Liverpoolit
