Një përvojë e veçantë turistike po merr jetë në veri të Norvegjisë: udhëtimi me tren në kërkim të aurorës boreale.
Treni niset nga Narvik dhe përshkon linjën historike të Ofoten, duke kaluar përmes peizazheve të egra të veriut të vendit, larg ndriçimit të qyteteve.
Destinacioni është Katterat, një stacion i vogël dhe i izoluar, rreth 373 metra mbi nivelin e detit. Pas mbërritjes, udhëtarët mund të zbresin nga treni, të mblidhen pranë zjarrit dhe të shijojnë qiellin arktik, me shpresën për të parë aurorën boreale.
Pas kësaj përvoje, treni rikthehet drejt Narvikut.
Një mënyrë krejt ndryshe për të eksploruar veriun e Norvegjisë dhe për të ndjekur nga afër një prej spektakleve më magjepsëse të natyrës.
Aurora boreale është drita shumëngjyrëshe që shfaqet natën në qiell, kryesisht pranë Polit të Veriut.
Ajo krijohet kur grimca të ngarkuara që vijnë nga Dielli përplasen me gazrat në atmosferën e Tokës. Këto përplasje prodhojnë drita që mund të duken jeshile, rozë, vjollcë, të kuqe ose blu, shpesh në formën e perdeve që lëvizin në qiell.
Quhet “Aurora Boreale” në veri, ndërsa në hemisferën jugore quhet “Aurora Australe”.
Norvegjia, Islanda, Suedia dhe Finlanda janë ndër vendet më të njohura për ta parë./ad
