Last Updated on 17/08/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mundësinë që opozita të zhvillojë primare edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.
I pyetur nga gazetarët nëse PD-ja do të organizojë primare për përzgjedhjen e kandidatëve, Berisha tha se vendimmarrja do të bëhet në kohën e duhur, ndërsa theksoi se statuti i partisë duhet respektuar.
“Mendoj se vendimet do merren në kohën e duhur, por përcaktimet statutore janë përcaktime statutore”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se zbatimi i përcaktimeve statutore është një detyrim për Partinë Demokratike, ndërsa mënyra se si do të procedohet do të vendoset nga forumet drejtuese të partisë.
“Zbatimi i tyre është një detyrim për PD, sidoqoftë forma, rruga që do ndiqet, do përcaktohet nga forumet”, u shpreh Berisha.
Deklarata e kreut të PD-së vjen në një kohë kur brenda opozitës pritet të nisë diskutimi për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe mënyrën e organizimit të procesit elektoral./ad
