Humbja e bashkëshortit është një nga përvojat më të vështira dhe më të dhimbshme të jetës. Secili e përjeton dhe e përballon ndryshe dhimbjen e humbjes, ndërsa për Margaret McCollum, londineze, një mënyrë për ta ndier pranë bashkëshortin e ndjerë është bërë pjesë e përditshmërisë së saj.
Për më shumë se 12 vite, Margaret shkonte çdo ditë në stacionin Embankment të metrosë së Londrës. Arsyeja është e veçantë: aty ajo mund të dëgjonte ende zërin e bashkëshortit të saj, Oswald Laurence, i cili ndërroi jetë në vitin 2007.
Për vite me radhë, Oswald ishte zëri i frazës ikonike “Mind the Gap”, paralajmërimi që dëgjohet në metronë londineze për të treguar kujdes ndaj hapësirës mes platformës dhe trenit.
Në vitin 2012, njoftimi zanor u zëvendësua me një sistem dixhital në shumicën e stacioneve.
Por në Embankment, stacionin më të afërt me shtëpinë e Margaret, regjistrimi i zërit të Oswald vazhdoi të dëgjohej.
Kështu, çdo ditë Margaret kthehej aty për të dëgjuar edhe një herë zërin e njeriut që ka dashur. Për të, ai tingull është më shumë se një njoftim në metro: është një mënyrë e vogël për ta ndier ende pranë bashkëshortin e saj./ad
