Lando Norris ka triumfuar në Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1, duke u rikthyer te fitorja në pistën e Zandvoort-it.
Gara u kushtëzua nga reshjet e shiut dhe u ndërpre që në xhiron e parë për shkak të një përplasjeje të Max Verstappen me barrierat. Pas rifillimit të sfidës, Andrea Kimi Antonelli parakaloi Norris-in, ndërsa strategjitë e ndërrimit të gomave ndryshuan disa herë pozicionet e kryesuesve.
Megjithatë, piloti i McLaren-it arriti të rikthejë avantazhin në pjesën e dytë të garës dhe u shkëput i sigurt drejt vijës së finishit.
Kimi Antonelli u rendit në vendin e dytë, ndërsa George Russell plotësoi podiumin duke mbrojtur pozicionin nga sulmet e Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc.
Në renditjen e përgjithshme, Antonelli vazhdon të kryesojë kampionatin me 242 pikë, i ndjekur nga Russell dhe Hamilton me nga 183 pikë./mxh
