Një incident është shënuar pasditen e sotme në Krastë të Krujës.
Ngjarja ka ndodhur pranë vatrës aktive të zjarrit, në të cilën po kryhet ndërhyrje në terren nga zjarrfikësit.
Mësohet se një person ka qëlluar dy herë në drejtim të zjarrfikësve, për t’i paralajmëruar.
Për ngjarjen janë vënë në dijeni autoritetet, ndërsa në zonë vijon operacioni për shuarjen e zjarrit./Mxh
