Një dokumentar për luftën izraelite në Gaza nga regjisorët e filmit fitues të çmimit Oscar “No Other Land” i është shtuar programit të Festivalit të Filmit në Venecia, vetëm disa ditë para hapjes së konkursit, thanë sot organizatorët.
“NAZA” u drejtua nga regjisorët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dy nga ekipi prej katër personash i regjisorëve pas dokumentarit të vitit 2024 “No Other Land”, për shkatërrimin e komuniteteve palestineze në Bregun Perëndimor.
Filmi i ri për veprimet e ushtrisë izraelite në Gaza do të konkurrojë për Luanin e Artë në Venecia.
“I xhiruar natën në çatitë e Tel Avivit, filmi zbulon në detaje sistemet pas vrasjes masive të llogaritur nga Izraeli të civilëve palestinezë në Gaza”, thuhet në përmbledhjen e festivalit.
Gjatë gjithë konfliktit, ushtria izraelite këmbënguli se synonte vetëm terroristët dhe kërkonte të shmangte viktimat civile.
Termi “NAZA” është një “akronim ushtarak i përdorur në mënyrë eufemiste nga shërbimi sekret izraelit për të treguar numrin e civilëve që pret të vriten në një sulm ajror”, tha ”Guardian”.
Filmi i ri u prodhua nga ”The Guardian” dhe James Wilson.
Regjisori Jonathan Glazer shërbeu si producent ekzekutiv.
Wilson dhe Glazer më parë kanë bashkëpunuar në “Zone of interes”, i cili fitoi çmimin Oscar për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar në vitin 2024.
Pati trazira në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Berlin pasi Abraham akuzoi qeverinë izraelite për “aparteid”, gjë që shkaktoi akuza për antisemitizëm./mxh
