Modelja italiane Vittoria Ceretti ka habitur ndjekësit me transformimin e saj të fundit në rrjetet sociale, duke u shfaqur me një pamje që menjëherë të sjell në mendje partnerin e saj, aktorin Leonardo DiCaprio.
Në një selfie të publikuar në Instagram Stories të shtunën, Ceretti shfaqet me flokë bionde, shumë më të shkurtra se modeli i saj i zakonshëm, dhe me një baluke të vendosur mbi ballë. Pamja e re të kujton dukshëm stilin që DiCaprio mbante në vitet ’90, në fillimet e karrierës së tij në Hollywood.
Sipas Daily Mail, fotot e modeles mund të jenë realizuar në prapaskenat e një seti fotografik për një revistë, i cili ishte publikuar në fund të korrikut. Përveç flokëve bionde, vëmendjen e mori edhe buzëkuqi në një nuancë të errët që Ceretti kishte zgjedhur për look-un.
Në një tjetër fotografi, modelja shfaqet e kthyer me shpinë, e veshur me një këmishë nate të bardhë me detaje dantelle, duke ruajtur misterin rreth transformimit të saj.
Ceretti dhe Leonardo DiCaprio nisën lidhjen e tyre rreth majit të vitit 2023. Në atë kohë, modelja foli për aktorin në një intervistë, edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt me emër.
Marrëdhënia e tyre tërhoqi vëmendje të madhe edhe për diferencën në moshë. Ceretti, 28 vjeçe, është 23 vite më e re se DiCaprio, i cili është 51 vjeç. Lidhja e tyre u komentua gjerësisht edhe për faktin se DiCaprio prej vitesh ishte bërë objekt memesh për lidhjet e tij me modele më të reja, përfshirë Bar Refaeli, Kelly Rohrbach dhe Nina Agdal.
Tashmë, me look-un e saj të ri, Vittoria duket se ka sjellë një tjetër detaj interesant në historinë e çiftit, duke zgjedhur një stil që të kujton pikërisht versionin e ri të DiCaprios nga vitet ’90./mxh
