Policia e Durrësit ka ndarë detaje nga arrestimi i emrit të njohur për drejtësinë, Ergys Agasi.
Mësohet se Agasi është vënë në pranga në finalizim të operacionit policor të koduar “The Wanted”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”. Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK-u. Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi Ulian Shpataraku, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar”,-theksohet në njoftim.
Agasi u shpall në kërkim me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme si i dyshuar në krye të një grupi kriminal, i cili përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit paracaktonte tenderat në institucionin e AKSHI-t./mxh
