Ergys Agasi nuk ka qene nje gangster i krimit te organizuar. Nuk ka qene as pjese, as shef i ndonje organizate kriminale. Fale lidhjeve te familjes se tij me PS-ne, ai u be nje nepunes administrativ ne Ministrine e Mjedisit.
Kur Berisha e permendi ate si “Koordinator te Bandave ne PS”, shumekush qe e njihte shqeu syte.
Por, kur plasi bomba “AKSH” u zbulua se Agasi, edhe pse nuk mbante asnje funksion publik, ishte nje prej atyre qe kontrollonte tenderat ne kete institucion te rendesishem shteteror, qe sipas prokurorise ishte shnderruar ne nje organizate kriminale. Madje ai diktonte emerime te nivelit te larte ne polici, SHISH etj.
Nje gangster i vertete, pushtetin e tij ne boten e krimit e ngre mbi bazen e frikes qe prodhon, vrasjeve dhe dhunes. Ne boten e krimit kapot nuk zgjidhen me vote, atje ka meritokraci me shume se kudo tjeter.
Agasi nuk kishte pushtet ne boten e krimit. Ai kishte pushtet brenda shtetit pa qene pjese e shtetit.
Por nga buronte ku pushtet?
8 muaj ne “arrati” ne shtepine e tij, dhe shoqerimi me nje ish-zyrtar te larte policie, i njohur si krahu i djathte i ish-kreut te policise se shtetit, tregojne se Agasi dhe pse me kaq shume ofiqe korruptive, me shume se nje gangster, ishte nje nepunes i nivelit te larte te shtetit gangster. Te shtetit te padukshem qe fshihet pas shtetit zyrtar”,-shprehet Kikija.
