RENEA ka zbarkuar në Korçë për një operacion. Aksioni po zhvillohet për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë.
Sipas të dhënave, mësohet se policia kishte informacione se në një pallat në qytet mund të ishte i fshehur një person, i cili është dënuar me 18 vite burgim për vrasje.
Pas kontrolleve, nuk është mundur dot të gjendet personi ndërsa mësohet se do të vijojnë kontrolle të tjera në vijim/kb
