Saksonia-Anhalt e Gjermanisë lindore synohet si një terren prove për politikat e partise së ekstremit të djathtë, duke përfshirë dëbimin e emigrantëve të parregullt dhe frenimi i zgjerimit të energjive të rinovueshme.
Në prag të zgjedhjeve, AFD ka kaluar shifrën e 40% në sondazhe, duke qenë se pakënaqësia ndaj qeverisë në Berlin është rritzt ndjeshëm.
Mirëpo, pala tjetër I kundërshton këto politika, duke paralajmëruar për një katastrofë, nëse Ulrich Siegmund arrin të fitojë.
Kancelari Friedrich Merz ka paralajmëruar se një qeverisje e ekstremit të djathta do ta dëmtonte ndjeshëm landin me rreth 2.1 milionë banorë. Ai ka ngritur veçanërisht shqetësimin për investimet e huaja, duke vënë në dyshim nëse kompanitë ndërkombëtare do të zgjedhin të hapin fabrika në një zone të drejtuar nga AfD-ja.
Kandidati kryesor i AfD, Ulrich Siegmund, I është kundërpërgjigjur, duke premtuar një “bum ekonomik”, vende të reja pune dhe më pak kufizime klimatike për bizneset.
Por ekonomistët paralajmërojnë se premtimet e partisë nuk përputhen me realitetin financiar.
Po ahsru, problemi më I madh mbetet demografia. Popullsia e Saksonisë-Anhalt pritet të bjerë me rreth 15% deri në vitin 2040. Ekspertët paralajmërojnë se retrika kundër të huajve mund të largojë pikërisht fuqinë punëtore që nejvoitet.
AfD-ja kërkon gjithashtu të ndalë zgjerimin e energjisë së erës dhe të kufizojë instalimet e reja diellore, ndërsa kërkon rikthimin e qymyrit.
Sipas Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike, zbatimi i programit të AfD-së mund tu kushtojë banorëve rreth 1,600 euro të ardhura në vit për frymë dhe të çojë në humbjen e rreth 10 mijë vendeve të punës./mxh
Artikulli i MëparshëmQytetarët prej 3 ditësh me simptoma helmimi në urgjencën e Spitalit të Fushë-Arrëzit: Uji mban erë të rëndë
Artikulli Tjetër Një gjerman për sulmin, Juventus-i godet në fund të merkatos
