Last Updated on 03/09/2026 by Anisa
Një ditë pasi Evis Sala dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që në krye të këtij dikasteri të jetë Klodiana Spahiu.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së qeverisë këtë të enjte, kryesocialisti dhe njëherësh kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vendosur t’ia besojë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë nënkryetares së Kuvendit, Klodiana Spahiut.
Spahiu, me profesion mjeke kardiologe, rikthehet kështu në një rol të rëndësishëm ekzekutiv, duke marrë drejtimin e një prej dikastereve kryesore të qeverisë.
Emërimi i saj vjen vetëm një ditë pas dorëheqjes së Evis Salës, e cila njoftoi largimin nga detyra gjatë mbledhjes së qeverisë, duke deklaruar se do të vijojë angazhimet e saj profesionale dhe akademike.
Ndryshimi në krye të Ministrisë së Shëndetësisë pritet të formalizohet me procedurat përkatëse institucionale.
Klodiana Spahiu do të përballet tashmë me drejtimin e sektorit të shëndetësisë dhe vijimin e reformave të parashikuara nga qeveria në këtë fushë./ad
