Java e dytë e Bundesligës prodhoi emocione të mëdha dhe gola të shumtë në të gjitha fushat.
Vëmendjen kryesore e mori përballja mes Hoffenheim dhe Borussia Dortmund, ku verdhezinjtë triumfuan 3-2 me përmbysje.
Vendasit krijuan përshtypjen e një fitoreje të lehtë pasi kaluan në avantazh 2-0 me golin e mesfushorit të Kosovës, Leon Avdullahu, dhe dyfishim nga Lemperle. Megjithatë, Dortmund reagoi shpejt në pjesën e dytë duke barazuar me anë të Guirassy dhe Silvan.
Në minutat e fundit, mbrojtësi dardan, Albion Hajdari ishte i pafat duke shkaktuar autogol që i dha fitoren miqve.
Në takimet e tjera, Bayer Leverkusen u rikthye fuqishëm duke mposhtur 4-0 Union Berlinin, ndërsa Leipzig u mposht thellë 3-1 nga Werder Bremen.
Ndërkohë, debutuesit e Elversberg vazhdojnë të surprizojnë pas fitores spektakolare 4-3 ndaj Borussia Mönchengladbach./k.m
