Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri me dije pasditen e sotme se ka pranuar propozimin për armëpushim tre-ditor me Rusinë.
“Që nga momenti i kësaj bisede, ne jemi gati të respektojmë një armëpushim në bombardimin e qyteteve të përfshira në procesin e negociatave. Sapo kam folur me të dërguarit e presidentit të SHBA-së,” tha Zelensky në platformën “Telegram”.
Zelensky theksoi se Ukraina është gati të ndalojë armiqësitë kundër Moskës për kohëzgjatjen e negociatave me amerikanët dhe vuri në dukje se pret që Rusia të bëjë të njëjtën gjë.
Vendimi vjen pasi Rusia, përmes presidentit Vladimir Putin, urdhëroi një armëpushim duke nisur nga sot./k.m
