Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi, tha sot se zjarret që kanë përfshirë ditët e fundit tre zona të këtij qarku kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Duke folur lidhur me dëmet e vlerësuara deri në këto momente, Xhindi tha se bëhet fjalë për sipërfaqe të djegura dhe objekte të djegura, mes të cilave dy të pabanuara dhe një punishte gruri.
“Deri në këto momente, për shkak se jemi duke operuar, ende nuk kemi një vlerësim të saktë të dëmeve të shkaktuara nga zjarri që përfshiu këto 3 njësi, por ajo që unë dua të them është se ka një sipërfaqe të konsiderueshme të djegur. Gjithashtu, janë tre objekte të djegura, të pabanuara dhe një punishte e vogël gruri”,-deklaroi Xhindoli./k.m
