Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rezultatet e Shqipërisë në testimin ndërkombëtar PISA 2025, duke i cilësuar ato si një arritje të rëndësishme për sistemin arsimor.
Rama tha se Shqipëria ka shënuar rezultatin më të mirë ndonjëherë në këtë testim, i cili mat nivelin e të nxënit të nxënësve. Sipas tij, vendi është renditur i pari në rajon dhe kjo është rezultat i një pune të madhe në fushën e arsimit.
“Ka ditë që shkohet në punë me ndjesinë që kjo është detyra dhe ka ditë që shkohet në punë me kënaqësi të madhe. Dje kemi marrë një dëftesë, një rezultat shumë të mirë. Shqipëria ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme, kemi dalë si asnjëherë më mirë në testin PISA, test që përcakton nivelin e të nxënit”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se synimi është që Shqipëria të renditet e para në rajon në çdo fushë, ndërsa e cilësoi punën e bërë për përmirësimin e rezultateve si “kolosale”./k.m
