Juristi Ylli Manjani ka cilësuar si dhunë sjelljen e protestuesve që një natë më parë bllokuan qarkullimin e automjeteve në disa zona të Tiranës.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Manjani tha se nuk dëshiron të harxhojë më asnjë fjalë për protestuesit, duke e konsideruar mënyrën e tyre të protestës si dhunë publike dhe kolektive ndaj qytetarëve që, sipas tij, nuk kanë lidhje me protestën.
“Unë nuk harxhoj asnjë fjalë me ta, zero. Ju kam thënë që ditën e parë që kjo është një lloj revolucioni tjetër dhe kjo është dhunë publike kolektive ndaj njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me ta. Është një përpjekje kaotike për të krijuar kaos. E kanë me Edi Ramën, Edi Rama i lë, le të vazhdojnë”, u shpreh Manjani.
Ai kritikoi gjithashtu gjuhën e përdorur gjatë protestave, duke deklaruar se lëvizja ka nisur me fyerje dhe sulme ndaj dinjitetit njerëzor.
“Ky revolucion ka nisur me sharje, me sharje, me dhunë kundër dinjitetit njerëzor dhe ashtu vazhdojnë. Më kanë sharë me rob shtëpie. Me këta i kam larë hesapet”, deklaroi Manjani./ad
