Last Updated on 11/09/2026 by Anisa
Pas miratimit në Kuvend me 79 vota pro, Klodiana Spahiu ka marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë. Ajo u betua para Presidentit Bajram Begaj, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin në krye të këtij dikasteri.
Spahiu vjen në këtë post pas Evis Salës, e cila dha dorëheqjen për t’iu përkushtuar projekteve të saj akademike.
Pas ceremonisë së betimit, ministrja e re e Shëndetësisë mori pjesë për herë të parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në këtë cilësi./ad
