Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar në lidhje me vendimin për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Fevziu ka deklaruar se ajo që ndodhi në gjykatë sot i kaloi parashikimet.
Ai theksoi se Hashim Thaçi u dënua nga një gjykatë e Kosovës me 25 vjet për asnjë krim të faktuar dhe asnjë ngjarje të faktuar. Sipas Fevziut kjo është shokuese dhe një padrejtësi e madhe.
Gazetari nënvizon se, kjo është ngjarje që lë gjurmë në historinë e Kosovës dhe i vë hije një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve, që ishte Lufta e Kosovës.
“Gjyqtari tentoi të bënte një veçim duke u shprehur se nuk paragjykohej e gjithë lufta e UÇK-së dhe gjithë ngjarjet e Kosovës dhe se ky është një episod i veçuar, gjë që nënkuptoi se nga episodi do të kishte një vlerësim tjetër nga vlerësimi i përgjithshëm, pra që nuk e ngarkonte me përgjegjësi luftën e Kosovës.U diskutua që do të kishte dy të dënuar dhe dy të shpalleshin të pafajshëm dhe kjo ka qenë dhe në bisedën e zyrtares së gjykatës me një pjesë të trupit diplomatik në Kosovë, pra pak a shumë kishte një informacion se diçka nuk do të shkonte mirë. Kjo që pamë sot në gjykatë ishte tej të gjitha parashikimeve tona.Hashim Thaçi u dënua nga një gjykatë e Kosovës me 25 vjet për asnjë krim të faktuar dhe asnjë ngjarje të faktuar, pra thënë ndryshe, Hashim Thaçi me kallashnikov në krah, që qëllon kundër policisë serbe me koshiencë të plotë, dënohet nga serbët me 10 vjet burg në mungesë, ndërsa Hashim Thaçi, që nuk i vërtetohet asnjë, asnjë rast konkret, u njoh fajtor për 62 vjet, por nga bashkimi i dënimeve u dënua me 25 vjet. Nga ky aspekt është shokuese.Kjo është një padrejtësi e madhe. Kjo është ngjarje që lë gjurmë në historinë e Kosovës dhe i vë hije një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve, që ishte Lufta e Kosovës.Vendimi i gjykatës ditën e sotme nuk kishte asnjë lidhje me kontekstin e luftës… për të mos thënë ka gjykuar në mënyrë gjeopolitike me vendimin e sotëm”, tha Fevziu./mxh
