Vihet në pranga 39-vjeçarja që punësohej në subjekte të ndryshme me qëllim që të vidhte xhirot ditore.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Skema” u bë kapja dhe ndalimi i shtetases të shpallur në kërkim K. Z., banuese në Tiranë.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se kjo shtetase punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme në Tiranë me qëllim për të vjedhur xhirot ditore, përpara se të largohej.
Në kuadër të këtij operacioni u dokumentuan 5 raste vjedhjesh të ndodhura në territoret e Komisariateve Nr. 1 dhe 2, ndërsa po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme./k.m
