Policia Rrugore e Shkodrës ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, tejkalojnë normat e shpejtësisë, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo qarkullojnë me xhama të riveshur.
Si rezultat i monitorimit, gjatë dy javëve, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe janë pezulluar 9 leje drejtimi.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 2268 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Më konkretisht: 102 masa për parakalime të gabuara; 237 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë; 9 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike; 80 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 37 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 104 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 36 masa për qarkullim me xhama të riveshur; 1295 masa për parkim ose qëndrim të gabuar; 368 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policisë Rrugore e Shkodrës paralajmëron se kontrollet e do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale./k.m
