Last Updated on 30/09/2026 by Klara
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë të premten në Korçë Foltoren e “Ripërtëritjes”. Sipas informacioneve, takimi i Berishës me qytetarët do të mbahet në orën 17:30.
Kujtojmë se kryedemokrati ka zhvilluar takime të Foltores në disa qytete, ndërsa i fundit ishte në Elbasan.
Berisha u shpreh se gjendja aktuale në vend është alarmante, ndërsa shtoi se kërkohet ndërhyrje e menjëhershme. Po ashtu theksoi se ripërtëritja e Partisë Demokratike ka rëndësi jetike./k.m
