Last Updated on 04/10/2026 by Anisa
Zjarri në fshatin Gjinar të Elbasanit ende nuk është shuar, ndërsa terreni i vështirë po e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse në të gjitha vatrat e zjarrit.
Prej ditësh, ekipet po përballen me flakët, por situata vijon të jetë e vështirë. Era dhe bimësia, kryesisht pisha, favorizojnë përhapjen e zjarrit dhe e komplikojnë ndërhyrjen për shuarjen e plotë të vatrave.
Terreni i thyer dhe vështirësia për të aksesuar të gjitha zonat e prekura kanë kufizuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke bërë që disa vatra të mbeten aktive.
Ndërkohë, banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje nga ajri, me qëllim përshpejtimin e operacioneve për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Situata vijon të monitorohet, ndërsa operacionet për shuarjen e zjarrit vazhdojnë në terren./ad
