Last Updated on 08/10/2026 by EL
Linjat ajrore dhe Air India do të pezullojnë fluturimet për në Riad pasi rebelët Huthi të lidhur me Iranin, rifilluan kërcënimet kundër linjave ajrore. Ata gjithashtu morën përsipër një sulm në aeroportin e kryeqytetit saudit.
Një zëdhënës i Lufthansa tha se linjat ajrore të grupit gjerman do të pezullojnë fluturimet për në Riad deri më 16 tetor për shkak të zhvillimeve aktuale në Lindjen e Mesme. Air India tha se kishte anuluar të gjitha fluturimet për në kryeqytetin saudit deri më 10 tetor.
Tymi u pa duke u ngritur nga një aeroplan i palëvizshëm në aeroportin e Riadit më herët të enjten, sipas një dëshmitari dhe tre personave të informuar për këtë çështje./et
