Ka startuar këtë të enjte në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus, emisioni “Të Paekspozuarit” i moderatorit Ylli Rakipi.
Tema kryesore e mbrëmjes ka qenë Reforma Elektorale. I ftuar në studio, analisti Preç Zogaj ka deklaruar se kjo është një reformë e imponuar me arrogancë nga kryeministri Edi Rama.
Megjithatë, sipas Zogajt, duket se PS ka bërë një autogol, pasi shumica e bashkive që shkrihen janë socialiste.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Si e mendon këtë zhurmën e madhe?
Zogaj: Zhurma që përmendët ju është e paralajmëruar. Sepse, siç e tha dhe Klosi, këto janë reforma të rralla. Reforma territoriale bëhet rrallë, janë reforma gjithëpërfshirëse. Paraprihen me konsultime. Por në këtë rast kanë munguar, askush nuk priste që kjo reformë të shkonte pa zhurmë. PS e ka imponuar me arrogancë. Kemi 2 Bashki të PD që hiqen dhe 13 të PS që hiqen. Duke parë nga jashtë, duket sikur PS ka bërë autogol, pasi janë bashkitë e saj që janë në revoltë. Logjikisht, nëse revolta ka qenë e sinqertë, do t’u kushtojë edhe elektoralist. Nuk i shkoj idesë se kjo hartë është bërë për qëllime strikte elektorale./mxh
