Last Updated on 08/10/2026 by Monika
Analisti Andi Bushati dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, mbi reformën territoriale.
Analisti Bushati ka theksuar se çfarëdo ndarjeje të bëhet, sërish Shqipëria është në dorë të një njeriu të vetëm. Ndërsa Klosi tha se mendimi i qytetarwve është pasqyruar në projektligj, pasi do të ketë 46 bashki dhe 78 qytete.
Pjesë nga biseda:
Bushati: Mos flasim kot për reforma, në 28 mijë metra katrorë që janë pronë e Ramës, Ballukut dhe Agasit. Po nuk kuptuam këtë, flasim këtu për Poliçanin dhe Memaliajn.
Klosi: Jemi ftuar në emision për Reformën territoriale, e si i bëhet më mirë Shqipërisë. Zoti Bushati bëri atë që bën në çdo emision, thotë të njëjtën fjali, por ky muhabet shkon dhe në parlament, dhe diskutimi është te politika, bëhet një gabim i madh. Njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë.
Bushati: Por ju s’keni dëgjuar njerëzit. Më thuaj një vërejtje komuniteti që ju kanë bërë njerëzit?
Klosi: Edhe zoti Veliaj tha atë që i takon të thoshte, reformën e mbështet. Tirana është model i suksesit të bashkimit të ish-komunave. Puna e Veliajt dhe stafit bëri që dhe ish-komunat të jenë pjesë e Tiranës.
Lela: Aman o Klosi, Astiri, me 100 mijë banorë pa një shkollë.
Klosi: Një nga arsyet pse bëhet kjo reformë është se bashkitë me atë mundësi që kanë, një pjesë e madhe e bashkive, kanë një mungesë të jashtëzakonshme aftësish teknike. Sot po kalojmë një ligj që ka të bëjë me reduktimin e bashkive, dhe rritjen e numrit të qyteteve në 78. E vërtetë është që ka një diskutim dhe debat se çfarë do të ndodhë me emrin e Libohovës në Bashkinë e Gjirokastrës. Prandaj është gjykuar dhe në bazë të vërejtjeve janë bërë 78 qytete. Është qyteti i Tepelenës dhe qyteti i Memaliajt, që bashkohen në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së re, që do marrin proporcionalisht këshilltarë./mxh
