Last Updated on 13/10/2026 by Klara
Gjatë ditës së sotme, 13 tetor 2026, Shqipëria do të përfshihet nga një situatë atmosferike relativisht e paqëndrueshme. Në pjesën më të madhe të territorit do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa vranësirat do të shfaqen kryesisht përgjatë zonave malore, veçanërisht në jug të vendit.
Në Jug dhe Juglindje, vranësirat mund të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët, si edhe shtrëngata të izoluara.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në bregdet dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet herë pas here deri në 17 m/s.
Në dete do të ketë valëzim të forcës 3-4 ballë./k.m
