Pas tre humbjeve radhazi, Atalanta u rikthyee te fitorja në Serinë A duke mposhtur Venezian me rezultatin 3-1 në ndeshjen e javës së gjashtë.
Skuadra e Maurizio Sarrit e nisi takimin në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e katërt me Franck Kessie, i cili gjeti rrugën e rrjetës pas 10 vitesh me fanellën zikaltër falë një asisti nga Krstovic.
Vetëm dy minuta më vonë, sulmuesi Krstovic dyfishoi shifrat pas një krosimi nga Elmas, ndërsa në minutën e 30-të shënoi sërish për të thelluar rezultatin në 3-0.
Venezia reagoi në minutën e 37-të duke ngushtuar diferencën me anë të Hainaut, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Fraksioni i dytë solli raste të tjera, ku Kristensen për pak shkaktoi autogol pas një tentative të Adams, ndërsa Yeboah u ndal nga traversa. Në minutën e 61-të, një gol i Adams për miqtë u anulua për pozicion jashtë loje. Pavarësisht se e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Elmas në minutën e 89-të, Atalanta ruajti fitoren, duke e lënë Venezian në vendin e fundit me zero pikë.
Në sfidën tjetër të kësaj jave, Torino regjistroi një fitore 2-1 në shtëpi përballë Udineses, falë golave të Braganca dhe Kulenovic, ndërsa për miqtë realizoi Ekkelenkamp./k.m
