Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të hënën në Bolivinë perëndimore, ku 10 persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një shkëmb.
Aksidenti u regjistrua në një rrugë malore pranë qytetit Irupana, rreth 70 kilometra në lindje të kryeqytetit La Paz.
Sipas mediave lokale, shumica e pasagjerëve që ndodheshin në automjet ishin minatorë. Pamjet e transmetuara nga mediat boliviane tregojnë furgonin e shkatërruar pranë një lumi, pas rënies nga lartësia.
Shefi i Policisë së La Pazit, Ricardo Terrazas, konfirmoi bilancin tragjik për televizionin lokal Unitel, duke deklaruar se 10 persona kishin humbur jetën, ndërsa katër të plagosurit ishin transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
VEHÍCULO CAE A UN BARRANCO EN IRUPANA Y DEJA SIETE FALLECIDOS
Un trágico accidente de tránsito se registró en el sector de Tres Ríos, municipio de Irupana, en los Sud Yungas de La Paz, donde un vehículo se precipitó a un barranco y quedó completamente destruido. https://t.co/Xt2Bi3gHkZ— Radio Illimani – Red Patria Nueva (@PatriaNuevaFM) October 12, 2026
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Aksidentet rrugore mbeten një problem serioz në Bolivi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të vendit, rreth 1,400 persona humbasin jetën çdo vit në rrugët boliviane, ku shkaqet më të zakonshme lidhen me drejtimin e pakujdesshëm dhe defektet mekanike./k.m
