Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ndarë në rrjetet e tij sociale, momente nga fjalimi i eurodeputetes Terry Reintke.
Kjo e fundit gjatë fjalës së saj në Parlamentin Europian ka folur për vizitën e presidentes së KE-së, Ursula Von der Leyen, e cila sipas eurodeputetes, nuk tha asgjë për protestat që po zhvillohen prej më shumë se 130 ditësh në Tiranë.
Këlliçi, ndërkohë shkruan se Von der Leyenit “ju kthye në akuzë mbështetja e një autokrati të korruptuar”.
Postimi i plotë:
Kur mbështetja e një autokrati të korruptuar, të përplaset në sy e të kthehet në akuzë. Edi Rama nuk e mban dot të fshehtë maskaradën dhe hajdutërinë e qeverisjes së tij me zullume e skandale!/k.m
