Last Updated on 18/10/2026 by EL
Duke përmendur fjalët e studentëve se nuk janë dëgjuar, kryeministri Rama tha se në të vërtetë i ka dëgjuar thirrjet e tyre për dorëheqje e burg çdo ditë, por asnjë kërkesë konkrete pse ai duhet të largohet.
“Ju kam dëgjuar çdo ditë sepse keni ardhur poshtë dritares sime, ju kam dëgjuar o në burg o në litar, burg, burg, jep dorëheqjen. S’kam dëgjuar kërkesa. Keni ardhur aty 140 ditë dhe asnjëherë s’keni trokitur te dera dhe të të themi me njerëzillëk, sy më sy, pse duhet të ikësh. Se me burg, burg, burg si në ato sheshet e mesjetës, s’jemi më në shek. XXI, s’jemi në atë që kemi zgjedhur. Ti do që unë të iki, kjo është gjëja më normale në botë, por si do të iki unë? Të paktën hajde më bind pse duhet të iki unë ose të bind unë pse s’duhet të iki unë. Ne nuk kemi reflektuar? Unë e kam dëgjuar me shumë kujdes, por ne kemi dalë nga faza e parë e masivitetit të flamingove me mësime që po i vëmë në jetë një e nga një. Nuk e dëgjoj më Zvërnecin sepse e gjithë e vërteta është online tani, transparente. Të gjitha konspiracionet kanë rënë sepse janë aty te Flamingo Mirror”, tha Rama./et
