Shtatë ndeshjet e Champions League, prodhuan gola të shumtë dhe spektakël.
Paris Saint-Germain triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës, në supersfidën e këtij raundi. Sukses i rëndësishëm për kampionët në fuqi, që i shkaktojnë spanjollëve humbjen e parë.
Doue i dha avantazhin francezëve në pjesën e parë, ndërsa katalanasit barazuan me Espart në minutën e 55-të.
Lucas Hernandez riktheu avantazhin për parisienët në minutën e 72-të. Yamal barazoi sërish në minutën e 79-të, por vetëm dy minuta më vonë Vitinha riktheu avantazhin me në supergol. Fitoren 4-2 e vulosi Fabian Ruiz.
Manchester City fitoi 5-1 ndaj AEK-ut, në një duel të veçantë për Stavro Pilo. Mbrojtësi i Shqipërisë, shënoi golin e vetëm për grekët, në një mbrëmje që do e mbajë mend gjatë.
Liverpool fitoi 4-3 ndaj Villarreal me përmbysje, në një duel spektakolar. Në duelet e tjera, Roma fitoi thellë 4-0 ndaj Slovan Bratislava, ndërsa Napoli mori fitoren e parë, duke mposhtur Bodo/Glimt me rezultatin 4-3.
REZULTATET:
PSG-BARCELONA 4-2
ROMA-SLOVAN BRATISLAVA 4-0
PORTO-PSV 0-1
LIVERPOOL-VILLARREAL 4-3
MAN CITY-AEK 5-1
NAPOLI-BODO/GLIMT 4-3
STTUTGART-ATLETICO MADRID 1-1/k.m
