Last Updated on 21/10/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama po udhëton këtë të mërkurë drejt Malit të Zi.
Rama do të bëjë një ndalesë në qytetin e Budvës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit.
Zyra e Shtypit e Kryeministrisë bën me dije se samiti dyditor zhvillohet në datat 21–22 tetor 2026.
Samiti do të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë, me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin ekonomik dhe avancimin e perspektivës europiane të vendeve të rajonit.
Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama vjen në një kohë kur në Tiranë po zhvillohen protesta të përshkallëzuara, përmes së cilave po bëhet thirrje për dorëheqjen e tij./mxh
