Last Updated on 31/10/2026 by EL
Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde dhe të grumbullojë vlerësime të njëpasnjëshme pavarësisht rinisë së tij: ylli i ri sapo ka fituar Trofeun e tretë Kopa radhazi dhe u rendit i treti në votimet për Topin e Artë. Por suksesi i tij global nuk kufizohet vetëm brenda fushave të blerta, pasi popullariteti i tij mbarëbotëror ka sjellë gjithashtu shfaqjen e imitatorëve dhe personave me tipare jashtëzakonisht të ngjashme me futbollistin.
Një nga rastet më bujshme dhe më të habitshme është regjistruar së fundmi në Kolumbi, ku një i ri ka lënë pa fjalë përdoruesit e rrjeteve sociale për shkak të ngjashmërisë së frikshme me yllin e Barcelonës.
Fotografitë dhe videot e shpërndara në platformat online janë bërë menjëherë virale, duke shkaktuar mijëra reagime, komente humoristike dhe habi te tifozët anembanë botës, të cilët vështirë se po e besojnë këtë “binjak” të papritur të Yamal në Amerikën Latine./et
