Last Updated on 04/11/2026 by EL
Mentor Kikia
Irena Beqiri analizon çmimet e produkteve kryesore ushqimore. Dhe konkludon se “fajin nuk e ka importi”, pasi në tregun ndërkombëtar produktet janë shumë më lirë se në tregun tonë.
“Sheqeri është shtrenjtuar në import me 5,5%, ndërsa në tregun me pakicë me 69%. Mielli, përkatësisht është shtrenjtuar në import me 1,4% dhe në tregun me pakicë 34%. Qumështi me 3,2% në import dhe 42% në treg. Djathi me 7,5% në import dhe 100% në treg.
Fasulet janë bërë 21% më të lira në import, ndërsa në tregun me pakicë janë shtrenjtuar 92%. Kastravecat kanë rënë 15% në import, por janë rritur 78% në dyqane. Specat kanë rënë 15%, ndërsa ëmimi në treg është rritur 71%. Domatet kanë rënë rreth 17% në import, por janë shtrenjtuar 55%. Të dhënat e FAOSTAT për konsumin e fasules për frymë japin një sinjal interesant: gjatë periudhës 2020–2025, konsumi vjetor për banor në Shqipëri është rritur nga 5,6 kg në 6,2 kg, rreth 9.4% .”
Irena analizon si profesioniste, arsyet e çmimeve të larta dhe sjelljen e konsumatorit, i cili si reagim zgjedh të hajë më pak.
Dhe këtu nis edhe replica ime:
E dashur Irenë!
Mund të rritet çmimi i mishit, edhe çfarë pastaj? Ne mund ta hamë më pak. E mban mend ti kur hanim vetëm për Vit të Ri, ose kur ngrodhte ndonjë lopë në stallë? E çfarë na gjeti?
Mund të rritet çmimi i bulmetit. Po e bëjmë gjizën me ujë, që të rritet sasia. Kështu e hanim dhe dikur ne, çfarë na gjeti?
Edhe perimet, vetëm në verë kemi pas ngrënë, se në dimër janë pa pikë shije.
Ju merreni pak gjatë me fasulet, apo groshët, në shqip.
Këtu problemi bëhet serioz. Sepse grosha është mishi i fukarait, siç thoni ju me të drejtë dhe nuk mund ta na i ndalojnë të dyja, edhe mishin edhe “mishin e fukarait”.
Por, edhe gorshës ia gjemë ilaçin. Hedhim më pak kokrra në tenxhere dhe i shtojmë pak miell, që të bëhet lëngu më i trashë. Kështu e bënta nëna ime e ndjerë në vitet e krizës së madhe, 1985 – 1992 kur edhe grosha ishte mall i çmuar.
Vetëm mos mendo se ne do të reagojmë për këto punë. Ne jemi popull praktik, thjeshtë gjejmë zgjidhje.
