Last Updated on 11/11/2026 by Klara
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë të ditur përmes një postimi se në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26” po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të operacioneve speciale tokësore (SOLTG), një kapacitet i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i deklaruar në NATO.
Vlerësimi kryhet nga ekspertë shqiptarë të certifikuar nga Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s (SOFCOM), për të verifikuar përgatitjen, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë e trupave sipas standardeve të Aleancës.
Sipas ministrit Nufi, ky proces përbën një hap të rëndësishëm për garantimin e gatishmërisë operacionale dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në NATO./k.m
