Last Updated on 13/11/2026 by Klara
GJKKO ka pranuar kërkesën e Rezarta Ibrahimit, e cila u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim përmes call centerave.
Ibrahimi kërkoi që të shtyhej vendimi i ekzekutimit të dënimit për shkak të tre fëmijëve të saj të mitur.
Njoftimi i GJKKO
Kërkuesja Rezarta Ibrahimi me datë 10.11.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
1. Shtyrjen e ekzekutimit të vendimit penal nr. 51, datë 05.10.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të pasojave të rënda që ekzekutimi i menjëhershëm i dënimit do të sjellë për tre fëmijët e mitur të të dënuarës Rezarta Ibrahimi;
2. Pezullimin e ekzekutimit të dënimit deri në shqyrtimin e kësaj kërkese.”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Paulin Çera, me vendimin nr. 1017, datë 13.11.2026, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së kërkueses (të dënuarës) Rezarta Ibrahimi.
2. Shtyrjen e ekzekutimit të dënimit që i është caktuar kërkueses (të dënuarës) Rezarta Ibrahimi me vendimin nr. 66, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i lënë në fuqi me vendimin nr. 51, dt. 05.10.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për një periudhë kohore prej 6 (gjashtë) muaj duke filluar nga data 13.11.2026 deri në datën 13.05.2027.
3. Shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim kërkueses (të dënuarës) Rezarta Ibrahimi.
4. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të gjykatës./k.m
