Last Updated on 19/11/2026 by Monika
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste, pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të PS-së javën e kaluar.
Bardhi u shpreh rreth pozicionit të Elisa Spiropalit brenda kampit opozitar, duke nënvizuar se Spiropali doli kundër kryeminsitrit Edi Rama, pas heqjes së saj si ministre e Jashtme. Pra, për Bardhin dalja kundër e Spiropalit është veçse një lëvizje shahu e bazuar në itneresat e saj personale dhe jo duke menduar për të mirën e partisë ku aderon.
Sipas kreut të Grupit Parlamentar PD, Spiropali nuk e mbështet protestën dhe nuk ka sulmuar asnjëherë Ramën për arsye të protestës.
“Spriopali filloi sulmet vetëm pasi e shkarkuan. U shkarkua si ministre dhe pas kësaj filloi konflikti brenda me PS-në. Aty filluan sulmet
Kjo situatë ka ndodhur rreth 6 muaj përpara se protestat të nisnin.
Protesta ka arritur gjëra boll. Nuk kemi pse i shtojmë gjëra të tjera. Për më tepër gjëra qëe nuk janë produkte të protestës. Protesta ka arritur shumë gjëra pozitive.
Spiropali nuk ka sulmuar vetëm Ramën, pasi iku si ministre. Ka patur dhe një luftë tjetër në PS. Konflikt me Ballukun. Kjo histori është në mars.”/Mxh
